Klodiana Lala flet për takimet speciale në burgje: “Fenomen i njohur prej vitesh”

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se fenomeni i lidhjeve mes personazheve të njohur dhe individëve të botës së krimit në burgje është një problem i hershëm dhe i njohur për institucionet.

Gjatë një emisioni televiziv ku u diskutua për publikimin e një videoje nga burgu i Durrësit, Lala tha se kontrollet në institucionet penitenciare zbulojnë vazhdimisht celularë dhe sende të ndaluara.

Sipas saj, një pjesë e të dënuarve paguajnë shuma të konsiderueshme parash për të siguruar përdorimin e telefonave celularë brenda burgjeve.

“Çdo kontroll që bëhet në burgje gjenden 4-5 celularë. Kjo është një histori e njohur, një pjesë e të dënuarve paguajnë shuma të konsiderueshme për celularët”, deklaroi Klodiana Lala.

Gazetarja zbuloi gjithashtu se një vajzë e njohur e showbiz-it shqiptar është paraqitur pranë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ku sipas saj ka kërkuar që emri të mos bëhej publik.

“Një nga vajzat e showbizit ka qarë para SHKBB-së se nuk donte t’i dilte emri”, u shpreh ajo.

Deklaratat e Lalës vijnë pas debatit publik të krijuar mbi sigurinë në burgje dhe lidhjet e dyshuara mes personazheve publikë dhe individëve të përfshirë në botën e krimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related