Gent Progni del nga ambientet e SPAK pas rreth shtatë orësh, në fokus hetimet për dosjen e AKSHI-t

Data

Eksperti i Teknologjisë së Informacionit, Gent Progni, ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth shtatë orësh qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme.

Pas daljes nga SPAK, Progni deklaroi shkurtimisht për mediat: “Unë ndoshta jam thirrur si person në dijeni, ose ndoshta si kallëzues”.

Ai ishte paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI.

Rreth dy vite më parë, Progni kishte denoncuar publikisht abuzime të dyshuara me miliona dollarë në AKSHI, duke përmendur kompani offshore dhe fatura fiktive në procedurat e lidhura me institucionin.

Sipas raportimeve mediatike, Gent Progni ka bashkëpunuar më herët me Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj, ndërsa më pas ka nisur denoncimet publike për çështjen.

Hetimet për dosjen e AKSHI vijojnë nga SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related