Drejtori i ri i AKSHI, Igli Tafa, është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në ambientet e SPAK.
Tafa u emërua në krye të AKSHI-t pak kohë pas largimit të ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, emri i së cilës është përfshirë në hetimet e fundit të SPAK lidhur me tenderat dhe procedurat e kësaj agjencie.
Më herët, Igli Tafa ka mbajtur detyrën e drejtorit në Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, ku ka drejtuar çështje që lidhen me sigurinë kibernetike dhe administrimin e fondeve publike në këtë sektor.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi arsyen e paraqitjes së tij në SPAK.
