Dosja e AKSHI-t, Gent Progni paraqitet në SPAK

Data

Eksperti i Teknologjisë së Informacionit, Gent Progni, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK në lidhje me hetimet që po zhvillohen për dosjen e AKSHI.

Burime mediatike raportojnë se paraqitja e tij lidhet me hetimet mbi procedura dhe kontrata të dyshuara në sektorin e teknologjisë dhe shërbimeve publike dixhitale.

Rreth dy vite më parë, Gent Progni kishte denoncuar publikisht ato që i cilësonte si abuzime me vlera të mëdha financiare në AKSHI, duke pretenduar përdorimin e kompanive offshore dhe faturave fiktive në disa procedura.

Deri tani, nuk ka një deklaratë zyrtare nga SPAK mbi përmbajtjen e dëshmisë apo statusin procedural të personave të përfshirë në këtë çështje.

Hetimet për dosjen e AKSHI vijojnë, ndërsa në javët e fundit janë raportuar edhe paraqitje të tjera në SPAK të personave të lidhur me institucionin dhe procedurat nën verifikim.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në provimin e fajësisë me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related