SPAK dërgon për gjykim anëtarët e grupit “Bajri”/ Akuzohen për planifikimin e vrasjes së Aleksandër Prendit

Data

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Të pandehurit janë Aleksandër Prendi, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani.

Sipas dosjes hetimore, Aleksandër Prendi akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, si dhe për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ndërkohë, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani akuzohen për sigurim kushtesh dhe mjetesh materiale për kryerjen e vrasjes së Aleksandër Prendit, armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje veprash penale në kuadër të organizatës kriminale.

Sipas hetimeve të SPAK, tre të pandehurit dyshohet se ishin pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në veprimtari të dhunshme, tentativa vrasjeje dhe përdorim armësh zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më 23 gusht 2028, rreth orës 17:00, kur personat e armatosur janë nisur me tre automjete të blinduara nga zona e Dobraçit drejt fshatit Rranxë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku ndodhej banesa e Aleksandër Prendit.

Sipas SPAK, motivi lidhej me mosmarrëveshje të mëparshme mes palëve. Hetimet kanë provuar se personat kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe të armatosur me qëllim eliminimin fizik të Prendit.

Gjatë përplasjes ka pasur shkëmbim zjarri mes palëve, por nuk janë raportuar viktima apo të plagosur. Janë konstatuar vetëm dëme materiale në automjetet e përdorura.

Nga hetimet rezulton se janë dëmtuar disa mjete të blinduara, përfshirë një Audi A8 me targa gjermane, një tjetër Audi A8 në pronësi të Franko Lekës, si dhe një Mercedes-Benz S600 që drejtohej nga Safet Bajri.

Po ashtu, në vendngjarje është gjetur i dëmtuar edhe një BMW i marrë me qira nga Aleksandër Prendi, i cili sipas hetimeve dyshohet të ketë qenë i përfshirë drejtpërdrejt në shkëmbimin e zjarrit.

SPAK thekson se një pjesë e personave të përfshirë në ngjarje ende nuk janë identifikuar dhe hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rolit të secilit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related