Netanyahu mbledh këshillin e sigurisë mes tensioneve me Iranin/ Izraeli dhe SHBA dyshohet se po përgatisin sulme të reja

Data

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbledhë këshillin e sigurisë dhe ministrat kryesorë të qeverisë për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajon, mes raportimeve se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përgatisin një fazë të re operacionesh ushtarake kundër Iranit.

Sipas mediave ndërkombëtare, Netanyahu do të zhvillojë gjithashtu një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, pas sulmit me dron që shkaktoi zjarr pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Raportet mediatike sugjerojnë se Izraeli dhe SHBA-ja kanë intensifikuar përgatitjet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit, me mundësinë që operacionet të nisin që gjatë kësaj jave.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se do të reagojnë “në mënyrë agresive” në rast të një sulmi të ri, duke kërcënuar gjithashtu me pasoja në tregtinë globale të naftës nëse preket infrastruktura energjetike iraniane.

Mediat pranë regjimit iranian pretendojnë se negociatat me SHBA-në nuk kanë sjellë lëshime konkrete nga Uashingtoni, ndërsa Teherani ka kërkuar heqjen e sanksioneve dhe të ashtuquajturës “bllokadë detare”.

Situata në Lindjen e Mesme mbetet tepër e tensionuar, ndërsa zhvillimet e ditëve në vijim pritet të jenë vendimtare për stabilitetin e rajonit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related