Korreshi sulmon Reformën Territoriale: Në Fier ka dështuar, shërbimet janë larguar nga qytetarët

Data

Deputeti i Partia Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar ashpër Reformën Territoriale, duke deklaruar se ajo ka dështuar në Fier dhe se duhet të rishikohet.

Në një reagim publik, Korreshi tha se reforma nuk ka arritur qëllimin për afrimin e shërbimeve me qytetarët, por sipas tij ka sjellë rritje të shpenzimeve, shtim të punësimeve politike dhe centralizim të administratës.

“Rishikimi i ndarjes territoriale në Fier është domosdoshmëri. Kjo ndarje është vetëm për qëllime elektorale”, u shpreh deputeti demokrat.

Ai pretendon se shërbimet janë bërë më të largëta për qytetarët krahasuar me periudhën kur funksiononin komunat, ndërsa akuzoi mazhorancën për përdorim politik të reformës.

Korreshi shtoi se gjatë diskutimeve për reformën janë përdorur, sipas tij, persona të angazhuar politikisht për të mbështetur projektin, ndërsa reagimet e qytetarëve kanë qenë kundër.

“Mjaft më me dokrra”, deklaroi ai, duke kërkuar zgjidhje konkrete dhe jo, sipas tij, propagandë politike mbi funksionimin e reformës territoriale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related