Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas seancës së zhvilluar në GJKKO lidhur me një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, ku Meta shihet duke bërë një gjest me duar gjatë seancës gjyqësore.
Sipas Cakranit, ndryshe nga interpretimet që po qarkullojnë, Meta nuk ka bërë simbolin e numrit “7”, por simbolin e shqiponjës.
“Nuk bëri simbolin 7. Bëri shqiponjën. Nuk ka përvjetor”, deklaroi avokati për mediat pas përfundimit të seancës.
Ai shtoi se kreu i Partia e Lirisë ishte në gjendje të mirë fizike dhe mendore gjatë paraqitjes në gjykatë.
“Është në lartësinë që e kërkon funksioni i tij si kryetar i PL-së. Ishte mirë nga ana fizike, i palestruar edhe nga ana mendore”, u shpreh Cakrani.
Pamjet e Metës në sallën e gjyqit, ku ai përshëndeti mbështetësit me duar dhe buzëqeshje, u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme.
