Dhjetë tifozë të KF Tirana janë shoqëruar në polici pas incidenteve të regjistruara në fund të ndeshjes ndaj AF Elbasani, e zhvilluar në Elbasan Arena.
Sipas raportimeve, tensionet nisën që në fillim të sfidës, kur dhjetëra ultras të të dyja skuadrave kapërcyen gardhet e tribunave dhe hynë në fushë, duke u përleshur mes tyre.
Situata mbeti e tensionuar edhe gjatë zhvillimit të takimit, ndërsa ndërhyrja e forcave të policisë bëri të mundur neutralizimin e incidenteve dhe rikthimin e qetësisë.
Ndeshja përfundoi me fitoren 3-1 të KF Tirana ndaj AF Elbasani.
