Atmosfera para nisjes së sfidës mes AF Elbasani dhe KF Tirana është shoqëruar me tensione dhe incidente jashtë stadiumit.
Sipas informacioneve paraprake, një grup tifozësh nga kryeqyteti janë përfshirë në përplasje dhe akte dhune pranë ambienteve sportive, duke krijuar momente paniku dhe tensioni mes tifozërive rivale.
Në zonë kanë ndërhyrë forca të shumta të policisë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e incidenteve.
Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në hyrjet e stadiumit, ndërsa kontrolli i tifozëve po kryhet nën mbikëqyrje të rreptë.
Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë të ndezur, si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës, ndërsa policia vijon monitorimin e situatës për të shmangur incidente të tjera.
