Teherani i përgjigjet SHBA-së për propozimin e paqes, Irani: Negociatat fokusohen vetëm te ndalimi i konfliktit

Data

Irani i ka dërguar një përgjigje zyrtare Shteteve të Bashkuara lidhur me propozimin amerikan për negociatat mbi konfliktin në rajon.

Lajmi është bërë publik nga agjencia shtetërore iraniane IRNA, e cila konfirmon se përgjigjja iraniane u është dorëzuar ndërmjetësve pakistanezë.

Sipas raportimit, faza aktuale e negociatave është përqendruar ekskluzivisht në ndalimin e armiqësive dhe uljen e tensioneve në rajon.

“Jemi të përqendruar në përfundimin e konfliktit”, citohet të kenë deklaruar burime iraniane.

Megjithatë, agjencia IRNA nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen konkrete të përgjigjes së Teheranit apo mbi kushtet e vendosura nga pala iraniane.

Zhvillimi vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ndërsa kontaktet diplomatike mes palëve po zhvillohen përmes kanaleve të ndërmjetësimit rajonal.

Pakistani raportohet të ketë marrë rol ndërmjetësues në komunikimet mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa burimet diplomatike flasin për përpjekje intensive për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related