Protesta e opozitës në Tiranë, procedohen 6 persona mes tyre 3 italianë: Refuzuan të japin shpjegime para hetuesve

Data

Tre shtetas italianë janë mes gjashtë personave të proceduar penalisht pas protestës së organizuar më 8 maj nga Partia Demokratike e Shqipërisë, protestë gjatë së cilës u regjistruan tensione dhe përplasje me policinë.

Sipas hetimeve paraprake, autoritetet shqiptare dyshojnë se të proceduarit janë përfshirë në akte dhune ndaj forcave të rendit. Megjithatë, burime nga hetimi bëjnë me dije se tre italianët nuk dyshohet të kenë marrë pjesë në hedhjen e molotovëve drejt efektivëve të policisë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se shtetasit italianë janë marrë në pyetje nga hetuesit, por kanë refuzuar të japin shpjegime lidhur me arsyet e pranisë së tyre në protestë dhe mënyrën se si u përfshinë në tubim.

Në total, gjashtë persona po hetohen për incidentet e ndodhura gjatë protestës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe përdorim të mjeteve molotov ndaj forcave të rendit.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related