Rama mbledh Asamblenë e PS në Elbasan: Të mos humbim kthjelltësinë përballë forcave kundër integrimit europian

Data

Kryetari i Partia Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur Asamblenë e PS-së në Elbasan, ku ka folur për sfidat e procesit të integrimit europian dhe situatën politike në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë realizimit të “ëndrrës historike” për anëtarësim në Bashkimi Europian.

“Nuk kemi qenë kurrë kaq afër realizimit të një ëndrre historike”, u shpreh ai, duke theksuar se vitet e ardhshme do të jenë më të vështirat për shkak të nevojës për përshtatjen e plotë të shtetit shqiptar me standardet dhe legjislacionin europian.

Rama kërkoi më shumë përgjegjësi dhe vetëdije nga strukturat socialiste, ndërsa paralajmëroi se PS do të përballet me “forca dhe faktorë” që sipas tij janë kundër reformave dhe integrimit.

“PS, familja jonë politike, duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë dhe motivimin për të shkuar më shpejt përpara me një tërësi forcash e faktorësh që janë tërësisht kundër nesh”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai përmendi faktorë politikë, mediatikë dhe rrjete sociale që, sipas tij, shpërndajnë “gënjeshtra, gjysmë të vërteta dhe lajme të deformuara”, duke shtuar se pretendimet e opozitës për media të kapura nga qeveria “nuk përputhen me realitetin”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related