Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën e Unaza e Madhe, pranë mbikalimit të Sauk në Tiranë.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.
Përplasja ka shkaktuar ngadalësim të qarkullimit të automjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor të kryeqytetit.
