Operacion i madh antidrogë në Spanja: Sekuestrohen deri në 40 ton kokainë në Oqeani Atlantik, rreth 20 persona në pranga pranë Ishujt Kanarie

Data

Një operacion i gjerë antidrogë i zhvilluar nga autoritetet në Spanja ka çuar në një nga sekuestrimet më të mëdha të kokainës të regjistruara ndonjëherë në Evropë. Sipas raportimeve, në Oqeani Atlantik janë sekuestruar midis 35 dhe 40 ton kokainë, ndërsa rreth 20 persona janë arrestuar.

Operacioni u realizua nga Garda Civile spanjolle, e cila ndaloi një anije në ujërat ndërkombëtare pranë Ishujt Kanarie. Aktualisht, mjeti lundrues ndodhet në proces inspektimi të detajuar.

Sipas të dhënave paraprake, anija kishte nisur udhëtimin nga Freetown, kryeqyteti i Sierra Leone, me destinacion Bengazi në Libia. Dyshohet se droga do të transferohej në mjete më të vogla për t’u shpërndarë më pas në tregjet evropiane.

Autoritetet e konsiderojnë këtë një “sekuestrim historik”, duke pasur parasysh sasinë rekord të lëndës narkotike të kapur. Rasti nxjerr në pah edhe një herë rolin e rëndësishëm që ka Spanja si një nga portat kryesore të hyrjes së drogës në Evropë, për shkak të lidhjeve me Amerikën Latine dhe pozicionit gjeografik pranë Afrikës së Veriut.

Ky operacion vjen pas një serie goditjesh të tjera të mëdha ndaj trafikut të drogës. Vetëm në vitin 2024, autoritetet spanjolle sekuestruan 13 ton kokainë në portin e Algeciras, ndërsa në fillim të këtij viti u kapën rreth 10 ton të tjera në një operacion detar.

Hetimet për këtë rast janë në vijim, ndërsa pritet të zbardhen lidhjet e mundshme të rrjetit kriminal ndërkombëtar që qëndron pas kësaj sasie të madhe droge.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related