Marco Rubio vizitë zyrtare në Vatikani më 7 maj, takim i paralajmëruar me Papa Leoni XIV dhe kardinalin Pietro Parolin

Data

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikani më 7 maj, ku do të takohet me Papa Leoni XIV.

Sipas raportimeve të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, takimi është planifikuar, edhe pse ende nuk është përfshirë në agjendën zyrtare të Selisë së Shenjtë.

Gjatë qëndrimit në Vatikan, Rubio pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, një nga figurat kyçe në diplomacinë e Selisë së Shenjtë.

Kjo vizitë vjen në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pritet të fokusohet në çështje globale si konfliktet rajonale, dialogu ndërfetar dhe bashkëpunimi diplomatik mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vatikanit.

Edhe pse detajet e plota të agjendës nuk janë bërë publike, takimi mes Rubios dhe Papës shihet si një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për koordinim diplomatik dhe dialog në nivel të lartë ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related