Tentoi sulm ndaj ambasadës izraelite në London, 34-vjeçari nga Kuvajti shpallet fajtor për terrorizëm

Data

Një ngjarje e rëndë me elementë terrorizmi është zbardhur në London, ku një 34-vjeçar nga Kuvajti është shpallur fajtor për përgatitjen e një sulmi ndaj ambasadës izraelite.

I pandehuri, Abdullah Albadri, u dënua nga gjykata Old Bailey, pasi tentoi të hynte në ambientet e ambasadës disa muaj më parë, i armatosur me dy thika. Sipas provave të paraqitura në gjyq, ai u ndalua nga policia e armatosur teksa po përpiqej të kapërcente një gardh rreth 2.5 metra të lartë.

Hetimet zbuluan edhe elementë të tjerë shqetësues. Autoritetet gjetën një shënim të tipit “dëshmi” si dhe materiale që sugjeronin përgatitje për një akt të mundshëm terrorist. Në pamjet e paraqitura në gjykatë, i pandehuri dëgjohet duke thënë se dëshironte të kryente një krim në atë vend.

Nga ana tjetër, Albadri mohoi qëllimin për të shkaktuar dëm, duke pretenduar se thikat i mbante për përdorim personal pasi ndodhej në kushte të vështira jetese. Avokati i tij argumentoi se klienti ishte në një gjendje të rënduar psikologjike dhe kishte kërkuar ndihmë pas refuzimit të azilit.

Sipas të dhënave, 34-vjeçari kishte hyrë dy herë në Mbretërinë e Bashkuar me mjete të vogla lundruese, ndërsa kërkesa e tij për azil ishte refuzuar në vitin 2025.

Pas vendimit të jurisë, ai është lënë në paraburgim dhe pritet të marrë dënimin në një seancë të ardhshme, ndërsa rasti ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe menaxhimin e rasteve të azilkërkuesve me rrezik potencial.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related