Jonathan Pano ngre alarmin: Tirana në krye të ndotjes në Europë, ajri tejkalon normat e Organizata Botërore e Shëndetësisë

Data

Një raport i fundit për cilësinë e ajrit në Tirana ka nxjerrë në pah një situatë alarmante, duke e renditur qytetin si një nga më të ndoturit në Europë dhe duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik.

Jonathan Pano, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se të dhënat e raportit tregojnë tejkalime të mëdha të normave të lejuara nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për ndotësit kryesorë të ajrit.

Sipas tij, grimcat e pluhurit PM10 dhe PM2.5 – ndër më të rrezikshmet për shëndetin – arrijnë nivele shumë herë mbi kufijtë e lejuar. Në disa zona të qytetit, PM10 rezulton mbi dyfishin e normës europiane, ndërsa PM2.5 shkon deri në 14 herë mbi standardet e OBSH-së.

Një tjetër element shqetësues është niveli i plumbit në ajër, i cili sipas të dhënave tejkalon disa herë normat e lejuara, duke rrezikuar veçanërisht zhvillimin e fëmijëve dhe shëndetin neurologjik.

Pano ngriti gjithashtu dyshime mbi vetë raportin, duke theksuar se ai nuk përmban emrat e autorëve dhe përdor metoda dhe vlera reference të diskutueshme, që sipas tij mund të zbusin artificialisht realitetin e ndotjes.

Ai identifikoi si burime kryesore të ndotjes ndërtimet intensive pa kontroll dhe menaxhimin problematik të mbetjeve, veçanërisht në landfillin e Sharrës. Sipas tij, mungesa e matjeve në zona kritike si Kombinati apo Vaqarri ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe saktësinë e të dhënave.

Në përfundim, Pano theksoi se situata kërkon reagim urgjent dhe nuk duhet parë si çështje politike, por si një problem që prek drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related