Operacion gjatë paraburgimit për Erion Veliaj? Avokati Plarent Ndreca sqaron: Ndërhyrja për nishane malinje u krye me sukses, gjendja shëndetësore shumë e mirë

Data

Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë qëndrimit në paraburgim. Së fundmi, kjo është konfirmuar, ndërsa janë dhënë edhe detaje mbi natyrën e operacionit.

Sipas avokatit të tij, Plarent Ndreca, ndërhyrja ka qenë e thjeshtë dhe është kryer për heqjen e disa nishaneve me dyshime malinje. Ai theksoi se operacioni ka përfunduar me sukses dhe aktualisht po kryhen analizat përkatëse.

Ndreca bëri me dije se gjendja shëndetësore dhe psikologjike e Veliajt është shumë e mirë, duke shtuar se situata e paraburgimit i ka krijuar edhe më shumë mundësi për aktivitet fizik.

“Erion Veliaj është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe psikologjike… Ndërhyrja bëhej fjalë për disa nishane malinje të cilat janë hequr dhe po kryhen analizat. Nuk ka asnjë shqetësim,” u shpreh ai.

Ndërkohë, çështja gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës vijon paralelisht. Në seancën e fundit, gjykata rrëzoi kërkesën e tij për transmetimin “live” të gjyqeve dhe për të mos u mbajtur në kafaz gjatë seancave.

Po ashtu, është bërë e ditur se dosja është ndarë në dy pjesë, ndërsa për disa të pandehur të tjerë në të njëjtën çështje është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Procesi ndaj Veliajt mbetet një nga çështjet më të ndjekura në vend, ndërsa zhvillimet e fundit lidhen si me aspektin shëndetësor, ashtu edhe me ecurinë e procedurave gjyqësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related