“19 muaj pa takuar prindërit e sëmurë”/ Klevis Balliu pas takimit me Ilir Meta: Qelia në burgun 313 pa sinjal dhe me kufizime komunikimi

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit me ish-presidentin Ilir Meta në ambientet e burgut 313 në Tiranë, duke ngritur shqetësime për kushtet dhe kufizimet në të cilat, sipas tij, mbahet kreu i Partisë së Lirisë.

Balliu deklaroi se qelia ku ndodhet Meta është e vetmja në të gjithë institucionin ku nuk funksionon sistemi i sinjalizimit për të thirrur oficerin e policisë, një element që sipas tij tregon trajtim të diferencuar.

Ai theksoi gjithashtu se Meta prej 19 muajsh nuk ka pasur mundësi të takojë prindërit e tij të sëmurë, ndërsa komunikimet me bashkëpunëtorët politikë janë të kufizuara. Sipas Balliut, edhe kontaktet me Tedi Blushi nuk realizohen drejtpërdrejt, por përmes ndërmjetësve.

Deputeti demokrat u ndal edhe te procesi gjyqësor, duke theksuar se Meta kërkon që seancat të jenë publike dhe transparente për qytetarët. Sipas tij, mungesa e transparencës është një nga shqetësimet kryesore të ish-presidentit.

Sa i përket gjendjes fizike dhe shëndetësore, Balliu u shpreh se Meta është në gjendje të mirë dhe i përgatitur për të përballuar procesin. “Është në ‘top formë’ dhe shumë i qartë në qëndrimet e tij”, tha ai.

Deklaratat e Balliut vijnë në një kohë kur çështja e Ilir Meta dhe kushtet e paraburgimit të tij kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik dhe politik në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related