Elisa Spiropali sfidon Ramën pas paralajmërimit për përjashtim: “Më përjashto”

Data

Tensionet brenda Partisë Socialiste janë thelluar pas përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.

Pas paralajmërimit të Ramës për përjashtim nga grupi parlamentar socialist, Spiropali ka reaguar me një deklaratë të gjatë publike, ku mbron të drejtën për kritikë dhe debat të brendshëm.

Ajo shprehet se mospajtimi nuk duhet të trajtohet si shkelje disiplinore dhe se paralajmërimet publike nuk duhet të përdoren si instrument presioni politik.

“Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria dhe shteti konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë më përjashto”, shkruan Spiropali.

Në reagimin e saj, ajo thekson se nuk ka sulmuar Partinë Socialiste, por ka kritikuar një model që sipas saj po e dëmton atë. Spiropali flet për rrezikun e ndarjes së partisë nga shteti, për kontrollin administrativ dhe për mungesën e garës e meritës brenda strukturave.

Sipas saj, një parti ku kritika shihet si armiqësi nuk është e fortë, por e heshtur dhe e rrezikuar nga mungesa e vetëkorrigjimit.

Përplasja nisi në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, ku Rama kritikoi Spiropalin për mungesa në votime dhe për qëndrimet e saj publike në rrjetet sociale. Ai e paralajmëroi se një tjetër reagim kritik mund të çonte në largimin e saj nga grupi parlamentar.

Ky zhvillim ka hapur një debat të gjerë mbi demokracinë e brendshme në PS dhe raportin mes disiplinës partiake dhe të drejtës për mendim ndryshe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related