Atentat në Balldren – Ekzekutohet Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, makina u qëllua me breshëri

Data

Zbardhen detaje të reja nga atentati me armë zjarri i ndodhur në Balldren, ku një çift ka humbur jetën pasi automjeti i tyre u qëllua me breshëri plumbash.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar drejtuesi i mjetit, Kreshnik Mujeci, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhej gjithashtu në automjet në momentin e sulmit dhe ka mbetur e vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur mjeti tip “Audi” është sulmuar në lëvizje, duke lënë të kuptohet për një atentat të mirëorganizuar.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se trupat e pajetë të viktimave janë gjetur brenda automjetit, i cili është dëmtuar rëndë nga plumbat.

Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e autorëve të këtij krimi të rëndë.

Deri në këto momente nuk ka një version zyrtar mbi motivet e atentatit, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related