Sulm me armë në darkën e Shtëpisë së Bardhë, Trump: Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret, një agjent mbetet i plagosur

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas incidentit me të shtëna që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke zbuluar detaje të reja mbi ngjarjen.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump deklaroi se një person i armatosur kishte tentuar të kalonte një pikë kontrolli sigurie, ndërsa mbante me vete disa armë.

Sipas tij, autori është neutralizuar nga agjentët e United States Secret Service, të cilët ai i cilësoi si “shumë të guximshëm”. Gjatë ndërhyrjes, një agjent mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë falë jelekut antiplumb.

“Një burrë i armatosur me disa armë u përpoq të kalonte kontrollin e sigurisë. Ai u neutralizua nga anëtarë shumë të guximshëm të Shërbimit Sekret”, u shpreh Trump.

Presidenti e përshkroi të dyshuarin si “një person shumë i sëmurë”, duke shtuar se ai kishte avancuar me shpejtësi nga rreth 50 metra distancë përpara ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Ndërkohë, hetimet janë shtrirë edhe në Kalifornia, ku autoritetet kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit për të mbledhur prova shtesë.

Trump konfirmoi se ai vetë nuk ka pësuar lëndime, ndërsa njoftoi se eventi do të riplanifikohet në një datë tjetër. Ai shtoi gjithashtu se ngjarja ishte traumatike për bashkëshorten e tij, Melania Trump.

Incidenti ka ngritur shqetësime të reja mbi sigurinë në evente të nivelit të lartë në SHBA, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të sulmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related