Zbulohet “call center” i paligjshëm në Tiranë, mashtronin të huajt me bursa fiktive, 2 të arrestuar dhe 12 nën hetim

Data

Policia e Tiranë ka zbuluar një tjetër skemë mashtrimi ndërkombëtar, ku shtetas të huaj mashtroheshin përmes investimeve në bursa fiktive.

Operacioni i koduar “Fasada” çoi në zbulimin e një apartamenti në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center dhe përdorej për këtë veprimtari të paligjshme.

Gjatë ndërhyrjes, policia arrestoi dy administratorët e ambientit, shtetasit A. R. (44 vjeç) dhe L. M. (26 vjeç), ndërsa 12 persona të tjerë, që punonin si operatorë, u proceduan në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve paraprake, apartamenti ishte marrë me qira nga njëri prej të arrestuarve dhe në bashkëpunim me tjetrin ishte shndërruar në një qendër telefonike, nga ku kontaktoheshin qytetarë të huaj për t’i bindur të investonin në platforma të rreme financiare.

Policia bëri të ditur se operatorët u kapën në flagrancë gjatë ushtrimit të aktivitetit, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related