Mediat ndërkombëtare kritikojnë Edi Rama për deklaratat ndaj Bashkimi Evropian dhe qëndrimin ndaj Rusisë, reagime nga Franca dhe Ukraina

Data

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është vënë në qendër të kritikave nga disa media ndërkombëtare pas deklaratave të tij lidhur me qasjen e Bashkimi Evropian ndaj Rusisë.

Media ukrainase “UA News” i ka kushtuar vëmendje komenteve të Ramës në një intervistë për Politico, ku ai theksonte se ndërprerja e komunikimit me Moskën është një “gabim strategjik”. Sipas raportimit, këto qëndrime bien në kundërshtim me linjën zyrtare të BE-së, e cila mbështet izolimin dhe sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Në të njëjtën linjë kritike është shprehur edhe media franceze Le Figaro, e cila ka analizuar deklaratat e kryeministrit shqiptar duke i konsideruar si sfiduese ndaj politikës së përbashkët evropiane. Artikulli thekson se komentet e Ramës ngrejnë pikëpyetje mbi koherencën e politikës së jashtme të Shqipërisë në një moment të ndjeshëm gjeopolitik.

Sipas këtyre raportimeve, qëndrimet e kryeministrit shqiptar janë interpretuar si të ndryshme nga shumica e vendeve të BE-së, të cilat vazhdojnë të mbajnë një linjë të ashpër ndaj Rusisë deri në përfundimin e konfliktit në Ukrainë.

Deklaratat e Ramës kanë nxitur debat jo vetëm në arenën ndërkombëtare, por edhe në vend, ku ato lidhen me zhvillimet e fundit politike dhe diskutimet mbi integrimin evropian të Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related