Kapet në Laç 26-vjeçari Mateo Salela/ I shpallur në kërkim nga Spanja për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh

Data

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Laç, në kuadër të një operacioni policor.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për Mateo Salela, i cili akuzohet nga drejtësia e Spanja për veprat penale “vjedhje me dhunë”, “falsifikim dokumentesh” dhe pjesëmarrje në “grup kriminal”.

Urdhër-arresti ndërkombëtar për të ishte lëshuar në shkurt të vitit 2026 nga autoritetet spanjolle. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se në datat 14 dhe 15 mars 2025 ka kryer vjedhje në dy banesa në zona të ndryshme të Spanjës, si dhe ka ndryshuar targat e një automjeti për të shmangur identifikimin.

Operacioni për kapjen e tij u realizua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të fazës së radhës të operacionit të koduar “Operacionalja”.

Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid për procedurat e ekstradimit të 26-vjeçarit drejt Spanjës.

Si në çdo rast, i arrestuari konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar nga gjykata.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related