Ngjarje e rëndë në Itali: Dritan Qafa plagos pronarin dhe qëllon me armë në lagje

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një lagje në Itali, ku një shtetas shqiptar është arrestuar pas një episodi të dhunshëm me armë zjarri.

Bëhet fjalë për Dritan Qafa, 50 vjeç, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje, posedim të paligjshëm arme, hyrje pa leje dhe rezistencë ndaj policisë. Sipas mediave italiane, ai ka sulmuar pronarin e tij 75-vjeçar, i cili përfundoi në spital, si dhe ka qëlluar me armë drejt një gruaje 63-vjeçare, e cila fatmirësisht arriti të shpëtojë me lëndime të lehta.

Ngjarja ndodhi në një banesë në zonën e Vigevanos, ku autori ka përdorur një armë gjahu të modifikuar, duke shkaktuar panik në të gjithë lagjen. Pas sulmit, ai është izoluar brenda banesës, duke refuzuar t’i dorëzohej autoriteteve.

Pas disa orësh negociata pa sukses, në vendngjarje ndërhynë forcat speciale të policisë, të cilat përdorën mjete taktike për neutralizimin e tij, përfshirë granata zhurmuese dhe armë elektrike paralizuese.

I dyshuari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, ndërsa pritet të merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore për të sqaruar motivet e këtij akti të rëndë.

Sipas raportimeve, ai kishte qenë i përfshirë edhe më herët në incidente të dhunshme, çka mund të ndihmojë hetuesit për të kuptuar më mirë sfondin e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related