Operacion ndërkombëtar: SPAK dhe autoritetet e Franca godasin rrjetin e mashtrimeve me kriptomonedha

Data

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve të Franca ka çuar në goditjen e një rrjeti të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se mashtronte qytetarë përmes investimeve të rreme në kriptomonedha.

Aksioni është zhvilluar më 22 prill 2026 në bashkëpunim me strukturat franceze të hetimit financiar dhe dixhital, ku janë ushtruar kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në disa banesa në Tiranë. Si rezultat, është ndaluar një shtetas shqiptar i dyshuar si person kyç në këtë aktivitet.

Hetimet kanë nisur pas shkëmbimit të informacionit përmes Eurojust, ku u identifikua një skemë mashtrimi përmes platformës “UNIVERSAL TRADE”. Sipas autoriteteve, persona që prezantoheshin me identitete të rreme bindnin viktimat të investonin në kriptovaluta, duke u shkaktuar humbje të mëdha financiare.

Dëmi i dokumentuar deri tani është i konsiderueshëm: disa shtetas francezë kanë humbur qindra mijëra euro, ndërsa dëmi total për 13 viktima të identifikuara arrin në rreth 1.1 milionë euro.

Sipas hetuesve, fondet e përfituara nga mashtrimi janë transferuar përmes portofoleve të kriptomonedhave të hapura nga shtetas shqiptarë. Një prej tyre dyshohet se ka pasur rol kyç në menaxhimin e këtyre transaksioneve dhe është ndaluar me urdhër të prokurorit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë pajisje elektronike, telefona, pajisje ruajtjeje të të dhënave, portofole kripto, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, si dhe një automjet luksoz. Po ashtu janë bllokuar edhe shuma monetare në valuta të ndryshme.

Operacioni është mbështetur edhe nga struktura të tjera ligjzbatuese në vend, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related