Operacioni “The Wanted”: Alban Skonja ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe sigurim mjetesh për vrasje

Data

Një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted” është finalizuar me ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga Franca drejt Shqipëria.

Bëhet fjalë për Alban Skonja, 43 vjeç, i cili akuzohet nga drejtësia shqiptare për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes së dy shtetasve.

Sipas autoriteteve, Gjykata e Durrësit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg” që në vitin 2022, për disa vepra penale, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve dhe pjesëmarrjen në grup kriminal.

Hetimet tregojnë se Skonja, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka planifikuar eliminimin e dy individëve, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe ambiente të marra me qira. Megjithatë, plani nuk është realizuar.

Gjithashtu, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në një ngjarje kriminale në Francë gjatë vitit 2023, ku është marrë një shumë prej 40 mijë eurosh përmes kërcënimit me armë, në kuadër të një grupi të organizuar.

Për këtë rast, autoritetet shqiptare kanë bashkëpunuar ngushtë me homologët francezë, duke shkëmbyer informacione mes strukturave përkatëse kundër krimit të organizuar.

Ekstradimi i tij konsiderohet një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit ndërkombëtar, ndërsa pritet që 43-vjeçari të përballet me drejtësinë shqiptare për akuzat që rëndojnë mbi të.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related