Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe deputetja Jorida Tabaku zhvilluan një vizitë në Itali, ku u takuan me përfaqësues të rëndësishëm të Senatit italian.
Gjatë takimit me senatoret Barbara Floridia dhe Stefania Pucciarelli, në fokus të diskutimeve ishte liria e medias dhe sfidat që ajo përballet në Shqipëri.
Sipas Bardhit, media e lirë dhe profesionale është një shtyllë themelore e demokracisë, ndërsa transparenca dhe përgjegjshmëria institucionale janë kyçe për rritjen e besimit të qytetarëve.
Ai theksoi se raportet ndërkombëtare tregojnë një përkeqësim të situatës në Shqipëri sa i përket lirisë së medias dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke e konsideruar këtë një pengesë serioze për integrimin europian.
Sipas tij, këto çështje janë thelbësore për avancimin e vendit drejt Bashkimi Evropian dhe për mbylljen e kapitujve të negociatave.
