Është zbardhur ngjarja e pazakontë në varrezat e qytetit të Lushnjë, ku disa ditë më parë u raportua dëmtimi i një varri dhe zhdukja e eshtrave, pas hapjes së një tuneli nën tokë.
Identifikohet i dyshuari
Sipas burimeve policore, si autor i dyshuar është identifikuar 36-vjeçari Edison Ngresi. Ai dyshohet se ka gërmuar dhe dëmtuar varrin, ndërsa mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngresi është shoqëruar nga policia në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Si u zbulua rasti
Ngjarja u konstatua fillimisht nga roja i varrezave, i cili vuri re dëmtime në pjesën e sipërme të një varri. Pas njoftimit të autoriteteve, në vendngjarje mbërriti policia dhe nisi hetimet.
Hetimet në vijim
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar motivet e këtij veprimi të pazakontë.
Shënim: Personi i dyshuar konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.
