Heroizëm në Tiranë, zjarrfikësi Jonus Murataj: “Më tha më lër të digjem”

Data

Një akt heroizmi është shënuar gjatë zjarrit të madh në një pallat në Tiranë, ku zjarrfikësi Jonus Murataj rrezikoi jetën për të shpëtuar një grua të bllokuar në banesën e saj.

Murataj u pa duke u ngjitur pranë flakëve për të arritur tek ajo, ndërsa i vendosi edhe kaskën e tij në kokë për ta mbrojtur. Ai arriti ta nxjerrë nga ambienti i rrezikshëm, duke i shpëtuar jetën.

Sipas tij, situata ishte e rëndë edhe emocionalisht, pasi gruaja në momentin e shpëtimit i kishte thënë: “Më lër të digjem me gjithë shtëpi”.

Zjarrfikësi tregoi se ishte njoftuar nga vajza e gruas, e cila kishte kërkuar ndihmë për nënën e saj të sëmurë.

Ndërkohë, ekipet zjarrfikëse arritën të izolojnë flakët në një pjesë të kompleksit, duke parandaluar përhapjen e tyre në përmasa edhe më të mëdha.

Operacioni ka vijuar për orë të tëra, pasi edhe pas shuarjes së zjarrit kryesor, në zonë janë riaktivizuar herë pas here vatra të vogla, duke mbajtur në gatishmëri ekipet e emergjencës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related