Zjarri në pallatin pranë QSUT, reagon Ministria e Mbrojtjes: Dhjetëra forca në terren dhe helikopter në operacion

Data

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas zjarrit të rënë në një pallat shumëkatësh pranë QSUT në Tiranë, duke bërë të ditur se situata po monitorohet nga afër dhe janë angazhuar kapacitete të shumta në terren.

Sipas njoftimit zyrtar, në operacionin për shuarjen e flakëve dhe menaxhimin e emergjencës janë përfshirë dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe efektivë, ndërsa aktualisht nuk raportohen persona të lënduar si pasojë direkte e zjarrit.

Bashkia e Tiranës ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në burime njerëzore, ndërsa në ndihmë të operacionit janë bashkuar edhe bashkitë e tjera. Bashkia Kamëz ka dërguar dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, ndërsa Bashkia Vorë ka kontribuar me dy mjete dhe 10 efektivë të tjerë.

Në ndërhyrje janë përfshirë gjithashtu edhe Forcat e Armatosura, të cilat kanë angazhuar katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë si dhe një helikopter tip “Cougar”, i përdorur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve nga ajri. Ndërkohë, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka mbështetur operacionin me tre autobote uji.

Autoritetet bëjnë të ditur se strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë dhe do të vijojnë ndjekjen e situatës deri në normalizimin e plotë, ndërsa puna në terren vazhdon për eliminimin e çdo rreziku të mundshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related