Arjan Starova: “Arma më e fortë e Iran nuk është bërthamore, por kontrolli i Ngushticës së Hormuzit

Data

Deklarata se Iran ka zbuluar një armë më të fuqishme se bomba atomike është interpretuar si simbolike nga ish-ministri i Jashtëm, Arjan Starova.

I ftuar në një studio televizive, Starova shpjegoi se kjo “armë” lidhet në fakt me kontrollin strategjik të Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të naftës dhe energjisë.

Sipas tij, rëndësia gjeopolitike e kësaj zone i jep Iranit një ndikim të madh në skenën ndërkombëtare, duke e kthyer atë në një mjet presioni më efektiv sesa vetë armët bërthamore në disa raste.

Starova komentoi edhe marrëveshjen dyjavore mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se faktorët kryesorë që e detyruan Teheranin të ulej në tryezën e negociatave kanë qenë objektivat ushtarake.

Ai shtoi se, përveç presionit ushtarak, ndikim kanë pasur edhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë si Turqia, Pakistani dhe Kina, por sipas tij këto ndërhyrje nuk do të kishin qenë të mjaftueshme pa zhvillimet në terren.

Në analizën e tij, Starova vuri në dukje se Donald Trump ka përdorur një gjuhë të balancuar, duke pranuar se konflikti ka sjellë kosto për të dyja palët, si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë njerëzor, për të nxitur një zgjidhje diplomatike.

Në fund, ai theksoi se SHBA-të nuk mund të lejojnë që Irani të vendosë kontroll apo tarifa mbi kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, duke nënvizuar rëndësinë strategjike globale të kësaj rruge detare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related