Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Evarist Beqiri është shprehur se armëpushimi dyjavor mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran do të testohet në ditët në vijim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për arritjen e paqes.
Sipas tij, periudha dyjavore është vendimtare për të parë nëse marrëveshja do të mbahet dhe nëse mund të shndërrohet në një zgjidhje më afatgjatë.
Beqiri theksoi se të dyja palët kanë interes për armëpushimin, pas përshkallëzimit të konfliktit dhe goditjeve të ndërsjella. Ai u shpreh se Irani është në një pozicion mbijetese, ndërsa SHBA synon një përfundim të shpejtë të konfliktit.
Sipas ekspertit, zhvillimet diplomatike në ditët në vijim do të jenë kyçe për të përcaktuar nëse situata do të stabilizohet apo do të ketë një rikthim të tensioneve në rajon.
