Gjykata Administrative rrëzon padinë e Gentian Ndoj, konfirmon ligjshmërinë e emërimit të Joni Keta në krye të BKH

Data

Gjykata Administrative ka vendosur të rrëzojë padinë e paraqitur nga Gentian Ndoj, duke lënë në fuqi emërimin e Joni Keta si drejtues i Byroja Kombëtare e Hetimit.

Çështja u dërgua në gjykatë pasi Ndoj, një nga kandidatët në garë, kundërshtoi procedurën e përzgjedhjes dhe shpalljen e fituesit, duke pretenduar se kishte marrë më shumë pikë në konkurs dhe duhej të ishte ai drejtori i institucionit.

Megjithatë, gjykata vlerësoi se procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje me ligjin, duke konfirmuar kështu vendimin për emërimin e Ketës në krye të BKH-së.

Vendimi i Gjykatës Administrative i jep fund kësaj çështjeje ligjore, duke forcuar pozicionin e drejtuesit aktual të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related