Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë Rihter është regjistruar ditën e sotme në zonën e Shkodër, duke shkaktuar lëkundje të lehta që janë ndjerë nga banorët.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të fshatit Vajush, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Shkodrës, sidomos në katet e larta të pallateve.
Tërmeti është konfirmuar nga Qendra Mesdhetare e Monitorimit të Tërmeteve, e cila ka raportuar se thellësia e tij ka qenë rreth 7 kilometra.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundje të tilla konsiderohen të zakonshme për aktivitetin sizmik në rajon.
