Nga kallëzimi i PD te gjykimi në GJKKO, 4 deputetë thirren për të dëshmuar ndaj ish-kryebashkiakes Islamaj

Data

Katër deputetë të Partia Demokratike e Shqipërisë janë thirrur si dëshmitarë në GJKKO në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakes së komanduar të Tropojës, Zyra Islamaj.

Bëhet fjalë për deputetët Gazment Bardhi, Elda Hoti, Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati, të cilët do të japin dëshmi në lidhje me çështjen e korrupsionit ku është përfshirë edhe ndërtuesi Rrok Gega.

Sipas SPAK, hetimet ndaj Islamajt nisën pas një kallëzimi të bërë nga këta deputetë. Prokuroria e akuzon ish-kryebashkiaken se ka ndërhyrë te ndërtuesi për të realizuar ndërtimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, jashtë çdo procedure ligjore.

Nga hetimet rezulton se ndërtuesi Gega ka pranuar se projekti nuk ishte pjesë e ndonjë tenderi dhe se ura do të ndërtohej si “dhuratë” për kryebashkiaken. Megjithatë, ky ndërtim nuk është realizuar.

SPAK ka ngritur dyshime se në këtë skemë ishte planifikuar të përfshihej edhe një punonjës i bashkisë, konkretisht teknik i mirëmbajtjes së rrugëve, për të ndihmuar në realizimin e projektit.

Çështja mori jetë pas publikimit të materialeve në një emision investigativ në vitin 2024, ndërsa tani ndodhet në fazën gjyqësore, ku dëshmitë e deputetëve pritet të jenë vendimtare për zbardhjen e plotë të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related