Grupi parlamentar i Partia Socialiste e Shqipërisë është mbledhur këtë të martë në selinë e Kuvendit, në një takim ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Në fokus të diskutimeve ka qenë puna në terren e deputetëve socialistë dhe strukturave të partisë në të gjithë vendin, në kuadër të turit të shpallur “Punët e Shqipërisë”.
Ky organizim synon forcimin e komunikimit me qytetarët dhe evidentimin e problematikave në degët lokale të partisë, duke intensifikuar prezencën e përfaqësuesve të PS-së në terren.
Mbledhja vjen në një moment të rëndësishëm politik, ku socialistët po përgatiten për angazhime të reja organizative dhe për forcimin e bazës elektorale në nivel lokal.
Pritet që ky tur të shtrihet në të gjithë vendin, duke përfshirë takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe struktura të ndryshme të komunitetit.
