“Akuzat ndaj Belinda Balluku janë të frikshme”, Gazmend Oketa paralajmëron

Data

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka komentuar akuzat ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku dhe çështjen e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, duke i cilësuar si “shumë të rënda dhe të frikshme”.

Sipas Oketës, drejtësia duhet të veprojë vetëm mbi bazën e provave dhe jo perceptimeve, por ai la të kuptohet se nëse faktet çojnë deri te përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama, atëherë situata politike do të ishte tronditëse.

Ai theksoi dy skenarë: nëse kryeministri ka qenë në dijeni të aferave, përgjegjësia është e drejtpërdrejtë; nëse nuk ka qenë, atëherë sipas tij, bëhet fjalë për paaftësi në drejtim. Në të dy rastet, Oketa sugjeroi se dorëheqja do të ishte e pashmangshme.

Duke u ndalur te rasti i AKSHI-t, ai e cilësoi atë si një nga skandalet më serioze, duke ngritur shqetësime për abuzim me të dhënat dhe funksionimin e institucioneve. Sipas tij, në një shoqëri më reaguese, një situatë e tillë do të kishte sjellë pasoja të menjëhershme politike.

Në fund, Oketa kritikoi edhe opozitën, duke theksuar se mungesa e figurave “me duar të pastra” e bën të vështirë rotacionin politik, ndërsa shtoi se korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related