“Dosja fluturon drejt drejtësisë”, Poli Hoxha: Rama fsheh përgjegjësitë pas Erion Veliaj

Data

Gazetari Poli Hoxha ka hedhur akuza të forta ndaj figurave kryesore politike në vend, duke i krahasuar taktikat e tyre në përballje me drejtësinë me ato të eksponentëve të krimit të organizuar.

Sipas tij, raste si ai i Erion Veliaj, Ilir Meta dhe Sali Berisha po karakterizohen nga “lojëra procedurale” që synojnë zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe shmangien e përballjes me akuzat.

Hoxha theksoi se dosja ndaj Veliajt është komplekse dhe përfshin jo vetëm dëshmi dhe bashkëpunëtorë të drejtësisë, por edhe emra të tjerë nga politika dhe biznesi. Ai shtoi se ndryshime të mundshme në prokurorë, si rasti i Ols Dado, nuk ndikojnë në thelbin e çështjes, pasi provat dhe dokumentet mbeten të njëjta.

Në analizën e tij, gazetari nënvizoi se mënyra se si shtyhen gjyqet i ngjan praktikave të figurave të njohura të botës së krimit, duke përmendur raste si Emiljano Shullazi dhe Dritan Dajti.

Sipas Hoxhës, çështja nuk është më vetëm individuale, por përfaqëson një problem më të gjerë të sistemit, ku politika dhe drejtësia përplasen dhe proceset rrezikojnë të zvarriten në kohë. Ai sugjeroi se përballja me drejtësinë duhet të jetë e drejtpërdrejtë dhe pa manovra, duke theksuar se vetëm kështu mund të dalë e vërteta në pah.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related