“Ilir Meta i pafajshëm”, Tedi Blushi sulmon SPAK për dosjen CEZ-DIA: S’ka asnjë provë, e vërteta u fsheh qëllimisht

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër lidhur me çështjen CEZ-DIA, duke deklaruar se ndaj Ilir Meta nuk ekziston asnjë provë penale.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi theksoi se avokatët e Metës kanë paraqitur dëshmi zyrtare që, sipas tij, rrëzojnë çdo akuzë për përfshirje në këtë aferë.

Ai iu referua deklarimeve të përfaqësuesve të kompanisë çeke CEZ, Josef Hejsek dhe Tomas Pleskaç, të cilët sipas tij nuk përmendin në asnjë rast emrin e Metës në dëshmitë e tyre.

Sipas Blushit, këto prova janë mbajtur të fshehta për një kohë të gjatë nga organet e drejtësisë, duke ngritur dyshime mbi integritetin e hetimeve dhe duke e cilësuar procesin si të motivuar politikisht.

Ai shtoi se hetimi ndaj Metës, që sipas tij ka zgjatur disa vite, nuk ka prodhuar asnjë fakt penal dhe e konsideroi çështjen si një përpjekje për të goditur opozitën dhe për të devijuar vëmendjen nga aferat e qeverisë.

Në fund të reagimit, Blushi akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ai duhet të jetë subjekt hetimi për çështjen CEZ-DIA, ndërsa theksoi se drejtësia do të duhet të zbardhë të vërtetën në këtë proces.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related