Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit: Premton luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit

Data

Skënder Hita ka marrë zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke premtuar një qasje të ashpër ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe reformim të institucionit në përputhje me standardet evropiane.

Gjatë ceremonisë së betimit, ai theksoi se prioriteti kryesor i mandatit të tij 5-vjeçar do të jetë lufta pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nisur nga vetë radhët e policisë.

“Do të luftojmë korrupsionin dhe krimin pa kompromis, duke filluar nga brenda strukturave tona”, u shpreh Hita, duke shtuar se synohet rritja e sigurisë në komunitet, forcimi i rendit dhe modernizimi i policisë përmes teknologjisë dhe trajnimeve.

Ai u bëri thirrje efektivëve për ndershmëri dhe përkushtim ndaj ligjit dhe qytetarëve, ndërsa premtoi mbështetje për punonjësit që respektojnë standardet profesionale.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi se procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent dhe i bazuar në meritokraci, duke hedhur poshtë pretendimet për ndikime politike në emërim. Ai i kërkoi drejtuesit të ri të forcojë profesionalizmin dhe të thellojë luftën kundër paligjshmërisë.

Ndërsa zv/kryeministrja Albana Koçiu nënvizoi rëndësinë e integritetit në radhët e policisë, duke deklaruar se uniforma duhet të mbahet vetëm nga ata që e meritojnë.

46-vjeçari Hita vjen në këtë detyrë pas një karriere të gjatë në polici, duke drejtuar më herët struktura të rëndësishme si policia e Shkodrës dhe së fundmi ajo e Fierit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related