Sali Berisha thirrje qytetarëve kundër Belinda Balluku: “Ta turpërojnë publikisht”, deklarata ngre polemika

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke u bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj saj në mënyrë publike.

Gjatë një bashkëbisedimi në rrjete sociale, Berisha sugjeroi që qytetarët ta “turpërojnë publikisht” Ballukun, duke përdorur edhe forma simbolike proteste si hedhja e domateve apo vezëve.

Ai e cilësoi ish-zyrtaren si përgjegjëse për çështje që lidhen me korrupsionin dhe abuzimet, duke iu referuar edhe hetimeve që janë zhvilluar ndaj saj nga institucionet e drejtësisë.

Deklarata ka ngjallur reagime për shkak të gjuhës së përdorur dhe thirrjes për veprime ndaj një individi në hapësira publike, në një klimë politike tashmë të tensionuar në vend.

Ndërkohë, situata politike mbetet e ndezur, me opozitën që ka paralajmëruar protesta dhe përshkallëzim të aksionit të saj në javët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related