Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka njoftuar zhvillimin e një proteste të re kombëtare më 17 prill, duke u bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë vendi që të mblidhen në Tiranë.
Gjatë deklaratës së tij, Berisha theksoi se protesta do të ketë si qëllim kryesor kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh se qeveria aktuale nuk mund të sigurojë stabilitet dhe se opozita është e vendosur të vazhdojë presionin politik deri në largimin e saj nga pushteti.
“Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës,” deklaroi Berisha, duke shtuar se opozita mbetet e mobilizuar dhe e vendosur në aksionin e saj.
Protesta e paralajmëruar pritet të jetë një tjetër përballje politike mes opozitës dhe qeverisë, në një klimë të tensionuar politike në vend.
