Pas një viti pezullim, qytetarët shqiptarë do të kenë sërish mundësi të aplikojnë për Diversity Visa Lottery (Lotaria Amerikane) për vitin 2027, me aplikimet që pritet të hapen në vjeshtën e vitit 2026.
Sipas avokates Elona Berki, Department of State ka vendosur disa ndryshime të rëndësishme në procedurat e aplikimit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e aplikimeve të rreme.
Kriteret kryesore të reja
Ndër kërkesat bazë që duhet të plotësojnë aplikuesit janë:
- Pagesë simbolike rreth 1 euro për regjistrim
- Pasaportë e vlefshme në momentin e aplikimit
- Foto e fundit sipas standardeve zyrtare
- Identifikim më i saktë i aplikuesit
Sipas ekspertes, qëllimi është që “të aplikojë vetëm një person real dhe i verifikueshëm”, duke eliminuar aplikimet e shumëfishta apo fiktive.
Ndryshime në formular
Janë bërë edhe disa ndryshime teknike në formular:
- Termi “Gender” është zëvendësuar me “Sex”
- Në vend të moshës (Age) kërkohet data e lindjes (Date of Birth)
Këto ndryshime synojnë rritjen e saktësisë së të dhënave.
Kur hapen aplikimet
- Ndryshimet janë publikuar më 11 mars 2026
- Do të hyjnë në fuqi në prill 2026
- Aplikimet hapen në shtator–tetor 2026
Çfarë mbetet njësoj
Numri i fituesve nuk ndryshon, por sipas ekspertëve pritet një filtrim më i madh i aplikimeve, ku do të skualifikohen ata që nuk ndjekin saktë procedurat.
Në thelb, sistemi i ri synon të bëjë procesin më transparent dhe të drejtë, duke reduktuar abuzimet që kanë shoqëruar aplikimet në vitet e mëparshme.
