“Bollino i theu syzet gazetares në redaksi”/ Ambrozia Meta rrëfen episodin tronditës nga praktika

Data

Gazetarja Ambrozia Meta ka ndarë një rrëfim personal mbi një episod të ndodhur vite më parë në redaksinë e Shqiptarja.com, duke hedhur akuza të forta ndaj botuesit Carlo Bollino.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta kujton periudhën kur ishte studente dhe kryente praktikën profesionale në këtë media. Sipas saj, një ditë Bollino kishte hyrë në redaksi dhe kishte përplasur me forcë gazetat mbi tavolinën e një gazetareje, duke krijuar një situatë të tensionuar.

Ajo rrëfen se, pasi u largua nga redaksia, gazetarja që ishte pranë saj konstatoi se syzet i ishin thyer si pasojë e veprimit. Ky moment, sipas Metës, ka qenë vendimtar për të.

“Ishte momenti kur u betova që nuk do të punoja kurrë me atë botues”, shkruan ajo, duke theksuar se ky episod i ka lënë një përshtypje të fortë mbi mënyrën se si trajtohen gazetarët në disa media.

Meta e riktheu këtë histori në vëmendje pas një rasti të fundit që lidhet me largimin nga puna të një gazetari, duke argumentuar se problematika nuk lidhet vetëm me lirinë e medias, por edhe me mentalitetin e disa pronarëve.

Sipas saj, ekziston një kulturë ku drejtues të mediave mendojnë se kanë kontroll absolut mbi fatin profesional të gazetarëve, një qasje që ajo e konsideron të papranueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related