Galit Peleg: Shqipëria nuk është në shënjestër të Iran, por kërcënimi global ekziston

Data

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim konkret nga Iran ndaj Shqipërisë.

E ftuar në një studio televizive, ajo theksoi se megjithëse Irani përbën një rrezik të përgjithshëm për sigurinë globale dhe për vende të ndryshme në Evropë, Shqipëria nuk është në fokus të një kërcënimi të drejtpërdrejtë.

“Nuk jam në dijeni të ndonjë kërcënimi konkret ndaj Shqipërisë. Nëse do të kishte, ambasada jonë do të njoftonte menjëherë autoritetet shqiptare,” u shpreh ajo.

Ambasadorja nënvizoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve të sigurisë shqiptare dhe atyre izraelite, duke falënderuar veçanërisht Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme për garantimin e sigurisë së stafit diplomatik.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se rreziku nuk mund të përjashtohet plotësisht, duke theksuar se regjimi iranian është përfshirë në aktivitete destabilizuese dhe mbështetje të grupeve të ndryshme në nivel ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, ambasadorja apeloi për vigjilencë të vazhdueshme, duke theksuar se edhe në vende të sigurta si Shqipëria, kërcënimet mund të jenë të padukshme dhe kërkojnë bashkëpunim të fortë mes institucioneve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related