“Sulmet do të vazhdojnë”, Benjamin Netanyahu paralajmëron ofensivë ndaj Iranit dhe Libanit

Data

Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, teksa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se operacionet ushtarake ndaj Iranit dhe Libanit do të vazhdojnë.

Në një deklaratë publike, Netanyahu theksoi se Izraeli nuk do të ndalet dhe do të vijojë sulmet për të mbrojtur interesat e tij strategjike.

“Ne vazhdojmë të sulmojmë, si në Iran ashtu edhe në Liban. Ka më shumë për të ardhur,” u shpreh ai.

Deklarata vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara po sinjalizojnë një qasje më të kujdesshme. Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi shtyrjen për 5 ditë të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, duke përmendur zhvillimin e bisedimeve me Teheranin.

Sipas Trump, gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar negociata “shumë të mira dhe produktive”, duke lënë të hapur mundësinë për një marrëveshje që mund të çojë në uljen e tensioneve.

Nga ana tjetër, presioni për vijimin e luftës mbetet i fortë edhe brenda Izraelit. Udhëheqësi i opozitës, Avigdor Lieberman, ka bërë thirrje që operacionet kundër Iranit të vazhdojnë, edhe nëse SHBA-të vendosin të tërhiqen nga konflikti.

Përshkallëzimi i situatës ka nisur që prej fundit të shkurtit, kur SHBA dhe Izraeli ndërmorën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit, duke shkaktuar qindra viktima dhe duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.

Ndërsa diplomacia duket se po tenton të gjejë hapësirë, zhvillimet në terren tregojnë se përplasja është ende larg përfundimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related