Detaje të reja nga krimi në Podujevë: E dyshuara mori peng të afërmen pas vrasjes

Data

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në fshatin Majac të Podujevë, ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë.

Sipas raportimeve, pas vrasjes së 45-vjeçarit Ilaz Brahimi, e dyshuara Ardita Gashi ka hyrë në banesën e një 73-vjeçareje, të cilën dyshohet se e ka mbajtur peng për një periudhë kohe.

Në banesë ndodheshin edhe familjarë të tjerë, përfshirë nusen dhe fëmijët e saj. Sipas të afërmve, mes dy familjeve nuk kishte pasur konflikte dhe marrëdhëniet ishin të mira.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri, gëzhoja dhe prova të tjera materiale që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërkohë, sipas prokurorisë, motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related